Kthimi i Rugovës nga ekzili në Itali (Video)

Një video e agjencisë së madhe të lajmeve Associated Press, në sekuenca të shkurtra, e shfaq kthimin e Ibrahim Rugovës në Kosovë, që nga arritja në Aeroportin e Shkupit e deri në selinë e UNMIK-ut.
Ai u prit me brohoritje dhe entuziazëm nga disa mijëra banorë të Prishtinës.
Për ta pritur atë kishin dalë edhe anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bashkëpunëtorë të Dr. Rugovës, drejtues të Kuvendit të Kosovës, drejtues të partive politike etj.