Kthejeni hobin në profesion fitimprurës

Autori:Zekirja Shabani

Këtu janë 8 hobi të cilat leht mund të bëhen profesin, e që janë shumë të aplikueshmë në vendin tonë, me anë të të cilave mund të bësh para:

  1. Fotografi – fotografia është gjysmë hobi, gjysmë art. Në qoftë se fotot të cilat ti i bën anojnë më shumë kah arti, atëherë është shumë e mundshme që të bësh para me anë të këtij hobi. Shumë prej njerëzve bëjnë foto, mirëpo shumë pak prej tyre janë adekuat për këtë art.
  2. Riparues Kompjuteri – në kohët e sotme nuk ka riparues kompjuterësh ashtu siq ka pasur para 10 viteve. Në qoftë se ke prirje për këtë, atëherë mund ta kthesh nga hobi në burim parash.
  3. Shkrimi – shkrimi ka të gjitha anët e mira. Mund të shkruash në kohën e lirë, apo të shprehësh opinione në qështjet sociale apo edhe në fushat e tjera.
  4. Fitness – në qoftë se je pasionant i fitnesit, ka shansa të shumta të bësh para me të. Mund të bëhesh trajner personal. Ka palestra në vendin ku jeton, dhe atje mundesh ta ushtrosh hobin tënd, ta ndihmosh dikë në përmirësim të jetesës së tij.
  5. Krijimi apo redaktimi i videove – në qoftë se shpenzon shumë kohë në Youtube, Daily Motion, Vimeo apo në ëebsite të tjera të videove, e vëren se shumë prej bizenseve i shohin video-t si nevojë për marketingun e biznesit të tyre.
  6. Ëeb dizajner – ti krijon apo përmirson ëebsite-t për vete apo për shokët e tu, vetëm se të pëlqen ta bësh? Epo, atëherë ka një treg të biznismenëve të cilët janë të gatshëm të të paguajnë që ta bësh këtë për ta.
  7. Media Sociale – në qoftë se media sociale është pjesë e jetës tënde, atëherë shumë lehtë këtë hobi mund ta kthesh në mundësi për të bërë para. Ka shumë prej bizniseve të cilat kanë nevojë për këtë lloj marketingu, të cilave ti mund të iu ndihmosh.
  8. Vepra artizanale – artizanatet kanë qenë gjithmonë një mënyrë shumë popullore për të bërë para, por është rritur edhe më shumë që nga viti 2005.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kthejeni-hobin-ne-profesion-fitimprures/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala