Kthehet në punë Blloku B1

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të të gjitha ekipeve të KEK-ut, në sanimin e problemeve teknike tek njesia B1, të gjitha problemet janë evituar të hënën rreth orës 18:00, dhe kjo njësi është ristartuar rreth orës 20:00.
“Duke ju referuar planifikimit preliminar kjo njësi do të duhet të jetë në sistem rreth orës 02:00 eventualisht 03:00 të mesnatës”, ka bërë të ditur drejtori për informim i KEK-ut, Skender Bucolli, shkruan Gazeta Fjala.
Njësia B1 sipas tij ishte paraparë të ristartohet diten e nesërme në mesditë, mirëpo ekipet e korporatës kanë arritur ta riparojnë atë në afat rekord.
“Me këtë dëshmohet se KEK-u përveç se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjsë, ka pergjegjesi të lartë edhe ndaj komunitetit dhe shoqerisë Kosovare”, ka thënë Bucolli./Gazeta Fjala/