Kryqit të kuq i lejohet çasja në burgjet e Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

Kosova i ka hapë derën Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të vizitoj pa u penguar  të gjitha objektet të cilat përdoren për të burgosurit, duke iu siguruar qasje në të gjithë objektin e burgut, përfshirë këtu edhe intervistat private me të burgosurit si dhe kontaktet me familjarët e tyre.

Kështu janë dakorduar të enjten Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuqi, ai i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe përfaqësuesi i Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq, Agim Gashi.

Me një memorandum mirëkuptimi, të cilin e kanë nëëshkruar, KNKK-së i mundësohet qasje më e lehtë në qendrat në fjalë për monitorimin dhe krijimin e kushteve adekuate të burgimit dhe trajtim human në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e njohura ndërkombëtarisht.

Në këtë marrëveshje parashihet që KNKK-ja të ketë qasje të plotë dhe të pakufizuar tek personat  e privuar nga liria dhe që janë nën juridiksionin ose kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë se Punëve të Brendshme në të gjitha fazat e burgimit, pavarësisht se a është ngritur kallëzim penal ndaj tyre apo jo, dhe pavarësisht se a janë të dënuar apo jo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryqit-te-kuq-i-lejohet-casja-ne-burgjet-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala