Kryqi Kuq keqpërdorë gjysmë miliard dollar, të destinuara për ndihma në Haiti

Autori:Avdyl Pajaziti

Lagjja e Campeches , shtrihet në një kodër të pjerrët të kryeqytetit Haitian, Port-au-Prince.

Në fund të vitit 2011, Kryqi i Kuq lëshoi një projekt multi-milion dollarësh, ta transformojë një zonë të varfër e cila ishte e prekur nga tërmeti i cili goditi Haitin një vit më parë.

Fokusimi kryesor i projektit të quajtur LAMIKA, një akronim në gjuhën Creole që do të thotë “Një jetë më e mirë në lagjen time” kishte ndërtuar qindra shtëpi.

Sot, asnjë shtëpi nuk është e ndërtuar në Campeche, shumë banorë jetojnë në kasolle të ndërtuara nga fleta metalike të ndryshkura, pa pasur qasje në ujë të pijshëm , energji elektrike apo kanalizime që jane themelore. Kur bie shi , shtëpitë e tyre vërshohen nga uji dhe balta.

Kryqi i kuq ka marrë një shumë të madhe të donacioneve, pas tërmetit, afër gjysmë miliardë dollarë.

Grupi ka festuar publikisht punën e tij. Mirëpo në fakt Kryqi i Kuq ka dështuar në Haiti. Memorandume konfidenciale , e-mella nga zyrtarë të lartë të cilit ishin të shqetësuar treguan se kjo organizatë nuk i kishte mbajtur premtimet, i kishte harxhuar paratë dhe kishte bërë pohime të dyshimta të suksesit.

Kryqi i kuq kishte thënë se iu kishte siguruar shtëpi më shumë se 130.000 njerëzve, mirëpo numri i shtëpive të ndërtuara në Haiti ishte i vogël. Vetëm 6 shtëpi ishin të ndërtuara.

Pas tërmetiti Kryqi i Kuq zbuloi planet ambicioze “të zhvillojë komunitete të reja” që askush nuk i ka ndërtuar më parë.

Organizatat e ndihmave nga e gjithë bota kanë luftuar pas tërmetit në Haiti, vendi më i varfër në hemisferën Perëndimore, por hetimet e Pro-republikës kanë treguar se shumica e dështimeve të Kryqit të Kuq janë shkaktuar nga vetë ata. Ata gjithashtu janë model i organizatës që ka dështuar në dërgesën e ndihmave në Haiti pas fatkeqësive siç ishte stuhia Sandy.

Kryqi i kuq nuk ka treguar detaje se si i ka shpenzuar qindra miliona dollarë të dhuruara për Haitin. Mirëpo raportet tona tregojnë se atje kanë shkuar më pak dollarë se sa ka thënë Kryqi i Kuq.

Në deklarata, Kryqi i Kuq ka përmendur sfidat që janë përballur të gjitha grupet pas tërmetit në Haiti, duke përfshirë edhe sistemin jofunksional të tokës së vendit.

“Ashtu si shumë organizata tjera humanitare , Kryqi i Kuq hasi probleme në lidhje më : vonesat e koordinimit të qeverisë , konfliktet mbi pronësinë e tokës, vonesat në doganën Haitiane dhe vështirësitë për të gjetur një staf te kualifikuar për furnizim si dhe sëmundja e kolerës që e cila u përhap shpejt” tha organizata humanitare.

Grupi tha qe këtyre ankesave iu përgjigjën shpejt zyrtarët e lartë duke angazhuar kështu një ekspert për trajnim të stafit. Projektet përfshinin rregullimin e 4000 shtëpive, duke iu dhënë shumë familjeve strehim të përkohshëm, duke dhuruar 44 milionë dollarë për ushqim dhe duke ndërtuar një spital.

“Miliona Haitianë , janë më të sigurte, më të shëndoshë dhe më të përgatitur për fatkeqësitë e ardhshme natyrore, duke iu falënderuar Kryqit të Kuq amerikan” shkroi McGovern në një raport , duke shënuar kështu përvjetorin e 5-të të tërmetit, shkruan propublica.org, transmeton Gazeta Express.

Kur tërmeti e goditi Haitin në janar të vitit 2010 , Kryqi i kuq ishte duke u përballur me një krizë. McGovern ishte bërë shefe ekzekutive vetëm 18 muaj më parë, duke trashëguar një deficit dhe një organizatë e cila ishte ndeshur me skandalet 9/11 dhe Katrina.

Në Kryqin e Kuq , fatkeqësia e Haitit dukej “si një mundësi spektakulare për mbledhje të fondeve” tha një ish zyrtare e cila ndihmoi përpjekjen e organizatës. Michelle Obama , NFL dhe një listë shumë e gjatë apeluan për donacione ndaj grupit.

Kryqi i Kuq , u rrit kohëve të fundit më shumë se qdo organizatë tjetër.

Një vit pas tërmetit , McGoverna tha se Kryqi i Kuq do t’i përdorë fondet të bëjë një ndryshim të madh në Haiti.

Menaxhmenti i Kryqit të Kuq amerikan shpenzuan 24% të parave në një projekt. Sipas statistikave të grupit dhe dokumenteve të brendshme , puna e tanishme, rregullimi i strehimoreve është bërë nga Kryqi i kuq spanjoll dhe zvicran.

Rezultatet e dhëna nga projektet e Kryqit të kuq në Haiti, Ish-kryeministri Bellerive tha se është e vështirë të kuptohet se qfarë ka ndodhur me paratë e donatorëve.

“5 milionë dollarë ne Haiti janë shumë para. Unë nuk jam ndonjë matematicient, mirëpo di ti bëj disa llogari. I di pak a shumë çmimet e gjërave, vetëm nëse ju paguani për benzinë 20 herë më shumë se sa unë paguaj, ose nëse shtëpia qe ju ndërtuat kushton 5 herë më shumë se ajo që do të ndërtoja unë, atëherë ajo nuk përputhet me mua”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryqi-kuq-keqperdore-gjysme-miliard-dollar-te-destinuara-per-ndihma-ne-haiti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala