Kryetari i Zagrebit në rolin e pastruesit të rrugëve (video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Prefekti i Zagrebit, Milan Bandiq, të martën në mëngjes ka vendosur që punëtorëve të kompanisë kroate të pastrimit t’iu tregojë se si lahen rrugët, raporton televizioni shtetëror kroat HRT.

Në të vërtetë, në orën 4:20 të mëngjesit, Bandiq i kishte mbledhur ata në sheshin e Zagrebit, “Bane Jelaçiq”.

Me zorrë të ujit në dorë, ai ka porositur se “qyteti që shënon një rritje dyshifrore të turistëve” e meriton të jetë edhe më i pastër.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është fjala për fushatën e tij parazgjedhore, Bandiq vetëm ka thënë shkurt se fushata e tij zgjat 365 ditë në vit. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-zagrebit-ne-rolin-e-pastruesit-te-rrugeve-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala