Kryetari i sindikatave i vë flakën vetes gjatë konferencës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në Mongoli, kur gjatë një konference për shtyp, kryetari i sindikatave i ka vënë vetes flakën, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë që industrinë minerare t’ia shesë Kinës, shkruan DailyMail.

Sindikalisti identiteti i të cilit nuk dihet, kishte bërë thirrje për një konferencë për shtyp, gjatë të cilës së bashku me kolegët e tjerë, zbuluan planin e tmerrshëm të qeverisë për të shitur minierën e qymyrit, e cila sipas tyre është burim i vetëm i të ardhurave për këta minatorë.

“Qeveria nuk po mbështet kompaninë tonë, familjet dhe punëtorët, të cilët po vdesin për bukë. Prandaj po i vë flakën vetes për popullin e Mongolisë dhe fëmijët tanë”, tha ai.

Me të djegur veten, gazetarët e tmerruar me gjestin e tij filluan të bërtasin, ndërkaq disa prej kolegëve të tij vrapojnë për ta shpëtuar.

Por sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tij është e rëndë pasi ka pësuar djegie të thellë.

Mongolia 2Mongolia 3Mongolia 4Mongolia 5

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-sindikatave-i-ve-flaken-vetes-gjate-konferences-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala