Kryetari i Shtërpcës akuzohet se dëmtoi buxhetin për afro 200 mijë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Bratislav Nikoliq, kryetar i Shtërpcës, bashkë me zyrtarin e prokurimit në këtë komunë, Agim Rexhepi, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nikoliq është paraparë që të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Ferizaj, madje, dy herë brenda këtij muaji, më 14 dhe më 28 dhjetor, nën dyshimin se në bashkëkryerje ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumë prej rreth 200 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Prokurori bazuar në të gjitha të dhënat ka shkruar se të pandehurit kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke i mundësuar operatorit përfitim të kundërligjshëm pasuror, duke e dëmtuar buxhetin në shumë 195 mijë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-shterpces-akuzohet-se-demtoi-buxhetin-per-afro-200-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala