Kryetari i Partive Popullore Europiane kundërshton veprimet e opozitës në Kosovë

Kryetari i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, ka kundërshtuar veprimet e opozitës kosovare për bllokim të seancave të Kuvendit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në twitter ka thënë se veprimet e opozitës janë jo demokratike dhe të dhunshme.
“E kundërshtoj fuqimisht pengimin jodemokratik dhe të dhunshëm të punës në Parlament nga ana e opozitës në Kosovë”, ka shkruar Daul, transmeton lajmi.net.