Kryetari i Lipjanit me veturë zyrtare, të dielën, në restorant (Foto)

Kryetari i Komunës së Lipjanit edhe në vikend nuk e kursen veturën zyrtare.
Siç edhe shihet në fotografitë e siguruara nga Gazeta Fjala, ai të dielën me veturën, me targa 01Z0313 ka drekuar në restoran “Delfin” në Baice të Lipjanit.
Ligjërisht kryetarëve të komunave u lejohet përdorimi i automjeteve zyrtare vetëm për qëllime zyrtare, por jo edhe për dreka gjatë vikendit./Gazeta Fjala/