Kryetari i KMLDNJ-së: “Haradinaj ka devijuar nga rruga e politikanit”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) Behxhet Shala, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj kundrejt kryetarit të komisiont për përcaktimin e demarkacionit me Malin e Zi, Murat Meha.

Shala në një prononcim për lajmi.net tha se Haradinaj ka devijuar nga rruga duke e quajtur “peder” Murat Mehen.

“Ramush Haradinaj nuk ka përdorur gjuhë të politikanit por ai me këtë shprehje ka devijuar prej rrugës, ai ka përdorur një fjalor fyes, fjalor të urrejtjes”, sqaroi ai.

Madje ai tha se me këtë gjuhë, Haradinaj ka hyrë në luftë me Mehën, në momentin që e ka quajtur atë peder, raporton lajmi.net.

Në luftë ka hyrë edhe me më komunitetin LGBT, tha ai, sepse ata do të ndihen, siç thotë ai, të fyer për këtë cilësim.

“Ramushit nuk i shkon as për ka shtati as për ka burrnia për atë qe e ka thënë, edhe ai e ka pa që është ngut”, ka përfunduar Shala./lajmi.net.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-kmldnj-se-haradinaj-ka-devijuar-nga-rruga-e-politikanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala