Kryetari i Graçanicës shpenzon 10 mijë euro për ushqim dhe pije

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Graçanicës e udhëhequr nga Vladeta Kostiq, do të shpenzoj afro 10 mijë euro për produkte ushqimore e pije jo alkoolike. Në tenderin të cilën ia ka besuar kompanisë “Spektar”, nga kjo komunë, Gazeta Fjala raporton se është paraparë ky furnizim për nevoja të këtij institucioni lokal.

“Spektar”, del të jetë kompania më e lirë për të kryer këtë shërbim në vlerë prej 9 mijë e 100 euro derisa oferta më e shtrenjtë ishte mbi 10 mijë euro./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-gracanices-shpenzon-10-mije-euro-per-ushqim-dhe-pije/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala