Kryetari i Fushë Kosovës shpenzon 9500 euro për pije

Punëtorët e Komunës së Fushë Kosovës e kanë hequr gajlen për pijet joalkoolike për këtë vit.
Kjo komunë që drejtohet nga Burim Berisha i LDK’së, të martën ka dhënë një tender për blerjen e këtyre pijeve. Vlera e tij kapë shumën e 9 mijë e 500 eurove.
Në këtë tender është treguar po ashtu se çmimi për njësi do të jetë 4 euro.
E, administratës së kësaj komunë pijet do tu a sjell kompania, “VIOLA”, e cila është shpallur fituese mes tri kompanive.
Kontrata për tenderin “Furnizim dhe shërbim me pije jo alkoolike për nevojat e Administratës Komunale për vitin 2015”, do të nënshkruhet të mërkurën mes kompanisë dhe komunës.