Kryetari i EPP, Joseph Daul, mesazh LDK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Partive Popullore të Evropës (EPP), Joseph Daul, i ka dërguar një videomesazh Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtare e së cilës është kjo parti, në prag të zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen nesër.

Ai ka folur për historinë e LDK-së, ndërsa ka çmuar garën e brendshme të partisë.

Delegatëve ai u ka thënë se u duhet një parti e bashkuar nën lidership të fortë.
“Sot ju keni zgjedhjen në mes të disa kandidatëve, e cila tregon nivelin e debatit demokratik në parti. Kjo është shumë e rëndësishme për PPE kështu që, të gjithë kandidatëve ju unë uroj shumë suksese:, thuhet ndër të tjera në videomesazhin e Daulit.
Letra e plotë e Joseph Daul:

I dashur President Mustafa
Të nderuar miq të LDK-së,

Është kënaqësi për mua të ju dërgoj këtë mesazh mbështetje për Kongresin e juaj te 8, këtu në Prishtinë.

Sot do të zgjedhni Presidentin e juaj te ri, personi i cili do të çojë partine e juaj nëpër kohë të vështira qe po kalon sot vendi i juaj dhe i gjithë rajoni.
Cilado qoftë zgjedhja juaj, unë jam i bindur se Presidenti i ri do të jetë i aftë sepse ju gjithmonë dini të zgjidhni mirë.

Mendoj veçanërisht per presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, lider i partisë suaj, që nga themelimi i saj në ’89 dhe Presidenti i Kosovës para pavarësisë.
Ishit nën presidencën e tij kur LDK-ja organizoi rezistencën paqësore të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Millosheviqit, e cila lejoi atë për të marrë mbështetjen e të gjitha forcave demokratike dhe ai personalisht fitoi pseudonimin “Gandi i Ballkanit “dhe disa mirënjohje , duke përfshirë edhe Çmimin Saharov të Parlamentit Evropian më 1998.

Pas shuarjes së tij, ju keni zgjedhur, Fatmir Sejdiun, për të pasuar atë dhe i cili gjithashtu mori Presidencën e Kosovës. Ishte nën udhëheqjen e tij kur Kosova formalizoj pavarësinë e saj.

Së fundi, i dashur Isa, ishte radha juaj për të marrë, në vitin 2010, besimin e anëtarëve të partisë tuaj. Që nga atëherë LDK-ja ka qenë në gjendje të bëjë një opozitë konstruktive ndaj qeverisë Thaçi. Dhe ishte nën presidencën e juaj që partia e ka pranuar në vitin 2012 statusin e anëtarit vëzhgues të PPE, duke hyrë në familjen tonë të madhe politike, një hap ky me rëndësi të madhe për LDK-në.

Dhe tani, pas zgjedhjeve të 2014, ju jeni në Qeveri. Me siguri ju keni përjetuar negociatat te komplikuara dhe unë e di se të gjithë nuk ndajnë të njëjtin entuziazëm për këtë qeveri, por ju duhet te merreni përgjegjësitë tuaja, duke përfshirë arsyen e fortë aq më tepër në kushte të vështira, për të mirën e vendit tuaj.

I dashur Isa,

Në këto pak muaj si kryeministër, ju keni treguar seriozitet dhe përgjegjësi ashtu sikurse kur keni qenë lider i opozitës. Qeveria juaj ka qenë në gjendje të marrë vendime të rëndësishme për të mirën e vendit, larg zhurmes popullsitë e që për ne në EPP, është shumë e rëndësishme.

Të nderuar anëtarë të Kongresit,

Përsëri, ju jeni duke kërkuar për të demonstruar vizionin dhe urtësinë.
Sepse Kosova, si vendet e tjera të Ballkanit, kanë përjetuar një kohë shumë të vështirë. Ngjarjet e fundit në IRJM tregojnë brishtësinë e paqes dhe stabilitetit për të cilën ju keni punuar aq shumë. Reformat nuk duhet të ndalen, por të kundërtën. Reformat ekonomike, por edhe ato që do të sigurojë respektimin e plotë të sundimit të ligjit, pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Kështu që, ju duhet një parti e bashkuar nën lidership të fortë. Sot ju keni zgjedhjen në mes të disa kandidatëve, e cila tregon nivelin e debatit demokratik në parti.

Kjo është shumë e rëndësishme për PPE kështu që, të gjithë kandidatëve ju unë uroj shumë suksese.
Dhe ju uroj të gjithëve diskutime të frytshme!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-epp-joseph-daul-mesazh-ldk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala