Kryetari i Drenasit ngushëllon familjen Zeka për vdekjen tragjike të 24-vjeçarit

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës ka pranuar me dhimbje lajmin për vdekjen e 24 –vjeçarit Merison Zeka, në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Arllat-Malishevë.

Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjes Zeka nga fshati Nekoc për vdekjen e djalit të tyre në aksidentin fatal.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Zeka, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur, për vdekjen e djalit të tyre në aksident. Në këto momente të vështira për familjen jam shpirtërisht pranë tyre”, është shprehur kryetari Lladrovci.

Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe vëmendje më të madhe në trafik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-drenasit-ngushellon-familjen-zeka-per-vdekjen-tragjike-te-24-vjecarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala