Kryetari i Akademisë serbe e tha të vërtetën për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

“Në vend se politikanët të mësojnë nga njerëzit e dijes, ata i thërrasin për dëgjueshmëri”, ka vlerësuar historiania serbe Latinka Peroviq, dikur edhe vetë zyrtare e lartë politike në Serbi.

Ajo, siç transmeton qik-u, i ka thënë gazetës “Danas” se kryetari i Akademisë serbe ka thënë të vërtetën në lidhje me pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se me atë rast ai ka pasur sjellje të intelektualit të pavarur dhe të përgjegjshëm.

Latinka Peroviq për gazetën e Beogradit ka vlerësuar se është e palejueshme që politikanët t’i thërrasin njerëzit e tillë për dëgjueshmëri.

Sipas saj, kryetari i Akademisë, Vladimir Kostiq me deklaratën e tij ka bërë atë që është në traditën më të mirë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, të cilën e ka përkufizuar kryetari i saj i parë Josif Pançiq, i cili ka formuluar domosdoshmërinë që akademikët të mbesin jashtë politikës pikërisht për atë që të mund të jenë arbitër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-akademise-serbe-e-tha-te-verteten-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala