Kryetari i Akademisë Serbe: Dikush t’i tregojë popullit se e kemi humbur Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë, Vladimir Kostiq ka thënë se dikush duhet të tregojë se Kosova më nuk është as ‘de fakto’ as ‘de juro’ në duart e Serbisë

Në një intervistë për Radio Beogradin, Kostiq ka bëtë të qartë se ky është vetëm qëndrim i tij dhe jo i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, transmeton Express.

“Kosova nënkupton një pjesë të madhe të bazës kulturore serbe për të cilën duhet të luftojmë dhëmb me dhëmbë. Mirëpo, gjërat janë të qarta. Ne mund ta gënjejmë veten, por është e qartë se Kosova nuk është më në duart e Serbisë”, ka thënë Kostiq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetari-i-akademise-serbe-dikush-ti-tregoje-popullit-se-e-kemi-humbur-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala