Kryetarët që nuk po u bëjnë zgjidhje të papunëve

Autori:Zekirja Shabani

Ndërtimi i fabrikës së këpurdhave në Mitrovicë nga kreu i kësaj komune, Agim Bahtiri nuk ka ndikuar në uljen e papunësisë në komunën më të varfër në Kosovë.

Në Mitrovicë nga janari deri në fund të muajit mars, 7 mijë 171 persona kanë kërkuar punë në zyrat e punësimit, shkruan Gazeta Fjala.

Edhe më keq i ka punët komuna e Prizrenit, e cila udhëhiqet nga Ramadan Muja. Kreut të Prizrenit po i kërkojnë llogari për punë hiç më pak se 10 mijë e 393 persona.

Pas Prizrenit numrin me të madh të punëkërkuesve e ka Prishtina. Në kryeqytet veç për tre muajt e parë të këtij viti rreth 10 mijë e 28 persona kanë kërkuar punë.

Edhe në komunën e udhëhequr nga Muharrem Sfarça, në Ferizaj janë 9 mijë e 646 persona që kanë kërkuar punë në zyrat e punësimit, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkaq, në komunën e Pejës janë 7 mijë e 473 persona që kanë kërkuar punë.

Më mirë punët po del ti ketë Gjakova që udhëhiqet nga Mimoza Kusari Lila. Sipas Agjencis së Statistikave të Kosovës aty vërehet një numër më i ulët i personave punëkërkues krahasuar me komunat tjera. Rreth 5 mijë e 625 persona kanë kërkuar punë në Gjakovë për tre muaj.

Ndërkohë që në komunën e Gjilanit janë rreth 6 mijë persona të pa punë që hallin e tyre e kanë adresuar në zyrat e punësimit. Sipas statistikave zyrtare nga ASK janë rreth 122 mijë kosovarë të papunë.

Nga ta 53 mijë e 538 persona janë të gjinisë femërore si dhe 69 mijë e 275 persona janë meshkuj. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryetaret-qe-nuk-po-u-bejne-zgjidhje-te-papuneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala