Kryesuesi i Kuvendit të Drenasit sulmon fizikisht drejtorin e shkollës

Autori:Avdyl Pajaziti

Problemet me zyrtarëve komunal të Drenasit nuk kanë të ndalur. Pas përleshjes fizike mes asamblistit, Istref Elshani, dhe Drejtorit i Urbanizmit i kësaj komune, Betim Berisha ditë më parë, një tjetër zyrtarë i lartë i kësaj komune është përfshirë në një incident.

Kryesuesi i asamblesë komunale në këtë komunë, Naim Baza, është përfshirë sot në një incident.

Sipas burimeve të lajmi.net, Baza ka goditur sot drejtorin e shkollës fillore të fshatit Tërstenik. Krejt kjo ka ndodh në zyrën e Drejtorit të Arsimit të kësaj komune Sadik Tahiraj.

Por, gjithnjë sipas këtyre burimeve, arsyeja pse ka ndodhur kjo përleshje është qesharake.

Siç tregon ky burim, drejtori i shkollës së fshatit Tërstenik, i ka thënë kryesuesit komunal Naim Baza se djali i tij nuk është edhe aq i mirë në mësime.

Kjo si duket nuk i ka palyer Bazës, i cili drejtorin e ka goditur me një shuplakë, tregon ky burim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryesuesi-i-kuvendit-te-drenasit-sulmon-fizikisht-drejtorin-e-shkolles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala