Kryesia sot vendos për Gjykatën Speciale?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që sot të diskutojë për hapat të cilat do të ndërmerren për çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale, pasi javën e kaluar, shkaku i mungesës së materialeve ishte shtyrë seanca, ku në rend dite ishin amendamentet për themelimin e kësaj Gjykate.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 11:00, ku pritet t’i trajtojë materialet për këtë gjykatë, nëse Qeveria i procedon për në Kuvend, shkruan ‘Epoka e re’.

Shefi i Grupit parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kurdo që të jetë gati materiali për Gjykatën Speciale, Kryesia e Kuvendit do ta trajtojë atë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryesia-sot-vendos-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala