Kryesia nuk caktoi seancë për këtë javë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nënkryetari, Xhavit Haliti, ka kërkuar që të mos caktohet data e seancës së re plenare dhe që t’i lihet hapësirë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Lidhur me këtë është pajtuar edhe anëtarja e Kryesisë së Kuvendit, Duda Balje. Gjatë kësaj mbledhje është bërë e ditur se në ora 15:00 kryesia do të mbajë konferencë për media.

Fillimisht takimi i kryesisë ka qenë i hapur për media e më pas është vendosur që të diskutohet pa praninë e tyre./Indeksonline/
 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryesia-nuk-caktoi-seance-per-kete-jave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala