Kryesia e Kuvendit një minutë heshtje për viktimat e Parisit (Foto)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje për viktimat e Parisit, të vrarë në sulmet terroriste në fundjavën e kaluar.
Në këtë mbledhje pritet të caktohet data e mbajtjes së seancës plenare të radhës të Kuvendit të Kosovës.
Pavarësisht kësaj, opozita vazhdon të insistojë në qëndrimin e saj se do të bllokojë këto seanca të thirrura nga shumica parlamentare në Kuvend. /lajmi.net
– See more at: http://lajmi.net/kryesia-e-kuvendit-nje-minute-heshtje-per-viktimat-e-parisit-foto/#sthash.KIXIFbux.dpuf