Kryesia e Kuvendit: ndërhyrja e sigurimit në Kuvend, e drejt kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vlerëson se në pamundësi për mbajtjen e seancave plenare, më 17 shtator 2015, 8, 15 dhe 23 tetor 2015, ku është bllokuar puna e seancës plenare, është cenuar siguria dhe shëndeti i deputetëve.

Si pasojë, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të mbajtur me 23 tetor 2015, është marrë vendimi përmes të cilit kërkohen veprime plotësuese, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e zyrtarëve të policisë për siguri, në mënyrë që të sigurohet shëndeti i deputetëve dhe mbarëvajtja e punimeve të seancës plenare.

“Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 67.6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se vazhdimi i seancës së 23 tetorit 2015 në sallën tjetër të Kuvendit të Kosovës, është bërë mbi bazën e nenit 4 të Rregullores së Kuvendit.

“Salla në të cilën është mbajtur vazhdimi i seancës nuk është byfeja e Kuvendit, por sallë alternative e sallës kryesore”, shtohet më tej.

Një nga arsyet pse seanca është zhvendosur në sallën alternative, sipas Kryesisë, është se deputetët opozitarë me veprimet e tyre kanë shkaktuar dëmtim në rrjetin e zërimit përmes prishjes së gjashtë mikrofonave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryesia-e-kuvendit-nderhyrja-e-sigurimit-ne-kuvend-e-drejt-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala