Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet caktimi i seancës

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefat e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës duhet të mblidhen sërish sot për të caktuar seancën e radhës.

Ky njoftim është dhënë përmes një komunikate për media të Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite për mbledhjen e sotme është vetëm një pikë Përgatitjet për vazhdimin e seancës plenare.

Kryesia e Kuvendit kishte paraparë që dje të mbajë mbledhjen e saj, por për shkak se presidentja Atifete Jahjaga ka filluar takimet me subjektet politike, mbledhja është shtyrë për sot.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryesia-e-kuvendit-mblidhet-sot-pritet-caktimi-i-seances/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala