Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për seancën e radhës plenare

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka caktuar për sot, në orën 17, mbledhjen e kryesisë, në të cilën do të diskutohet rreth përgatitjeve për seancën e radhës plenare të Kuvendit.

Ai për këtë mbledhje ka ftuar kryetarët e grupeve parlamentare.

Anëtarët e Kryesisë nga radhët e subjekteve opozitare nuk kanë marrë pjesë as në mbledhjet e saj, duke demonstruar kështu përcaktimin kundër punës së Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita bllokoi sot foltoren e Kuvendit dhe me zhurmim filikaçash dhe gaz lotsjellës u përpoq të bllokojë punën, por deputetët e pozitës edhe në këso rrethanash realizuan rendin e paraparë të ditës për këtë seancë./koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryesia-e-kuvendit-mblidhet-sot-per-seancen-e-radhes-plenare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala