Kryeprokurori në Polici për Informata rreth Gazit të Sotëm Lotsjellës

Autori:Gazeta Fjala

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me tre prokurorë të tjerë kujdestarë janë në stacionin policor duke marrë informata në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës para dhe në seancën e sotme parlamentare.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Jemi në stacionin policor në qytet, jemi ardhur këtu të gjithë dhe jemi duke e shqyrtuar rastin tash. Jemi duke marrë informata nga policia dhe jemi të përgatitur së bashku me prokurorët kujdestarë Bukurije Gjonbalaj dhe Ruhan Salihu, unë dhe Elez Blakaj. Jemi në pritje për të shkuar në Kuvend,” tha Beka.

Më herët gjatë ditës KALLXO.com kontaktoi me prokurorin Ruhan Salihu, i cili tha se është duke pritur thirrjen nga Kuvendi për të hyrë dhe për të hetuar në këtë institucion.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeprokurori-ne-polici-per-informata-rreth-gazit-te-sotem-lotsjelles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala