Kryeprokurori i SITF-it mund të jetë në krye të Speciales

Autori:Avdyl Pajaziti

David Schwendiman, prokurori kryesor i Task-Forcës Speciale të BE-së për hetime ndaj akuzave për krime lufte në Kosovës (SITF), ka thënë se mund të jetë në krye të Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, Schwendiman ka treguar mënyrën se si ai do të mund të emërohet si prokurori kryesor në këtë Gjykatë.

“Në bazë të dispozitave të ligjit të cilat Kuvendi i Kosovës i miratoi – në paragrafin e gjashtë të nenit 35, përcakton një prokurori special, ndërsa një autoritet i caktuar mund që Kryeprokurorin i grupit për hetime të posaçme, ta emërojë si prokuror special. Prokurori Special është titulli zyrtar i kryeprokurorit i cili është përgjegjës për dërgimin e akuzave para Gjykatës Speciale”, ka thënë Schwendiman, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se për detaje në zbatimin e këtij ligji janë duke punuar njerëz të tjerë, ndërsa në të njëjtën kohë, SITF po vazhdon punën sikurse deri më tani.

Prokurori amerikan Schwendiman, pozitën e udhëheqësit të SITF-it e kishte marr vitin e kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeprokurori-i-sitf-it-mund-te-jete-ne-krye-te-speciales/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala