Kryeprokurori i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Autori:Zekirja Shabani

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit Sylë Hoxha, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për tre gjyqtarët Jetish Maloku, Bajram Ukaj dhe Sevdije Morina, për shpifjet që këta të fundit kanë bërë rreth Hoxhës.

Ky i fundit ka thënë se më nuk do të ketë mbledhje të Këshillit Prokuoriral të Kosovës deri në një përgjigje të Gjykatës.

Për Hoxhën shqetësimet që ka ngritur në veçanti prokurorja Sevdije Morina kanë qenë shumë të rënda dhe etiketimet që i janë bërë kanë qenë shumë të ulëta.

“Unë jam sulmuar ulët për organizimin e konferencës së prokurorëve rajonal. Kryeprokurorja e speciales nuk ka marr pjesë në takimet e këshillit edhe kur ka qenë në pyetje siguria kombëtare sepse ka pasur mysafir. Morina dhe Lumezi kanë akuzuar KPK për falsifikim të rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit”, tha Hoxha gjatë një konference për mediat.

Dhe kjo situatë Hoxhën po e kthen në kohën e Rrahman Morinës.

“Kjo më kthen në vitin 1989 në kohën e Rrahman Morinës kur kanë kërkuar largimin tim nga gjykatësi në Prizren dhe tash në vitin 2015 kunata e tij Sevdije Morina. Kur ne jemi larguar nga sistemi i Millosheviqit Idain Ismaili ka vazhduar punën”, tha Sylë Hoxha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeprokurori-i-drejtohet-gjykates-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala