Kryeparlamentari Veseli takohet me ambasadorët e Quint-it

Autori:Gazeta Fjala

Veprimet e dhunshme të opozitës në tentim për ta bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës, kanë futur vendin në një situatë të rëndë politike.

Hedhja e gazit lotsjellës dhe pengimi i punës së Kuvendit përmes fishkëllimave nga ana e deputetëve të tri partive opozitare, VV, AAK dhe Nisma, ka nxitur reagime të ashpra të faktorit ndërkombëtarë në vend, raporton lajmi.net.

Sot, ambasadorët e vendeve të Quint-it, SHBA, Angli, Francë, Gjermani dhe Itali, do të takohen me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur zyra për media e këtij të fundit. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeparlamentari-veseli-takohet-me-ambasadoret-e-quint-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala