Kryeparlamentari Veseli takoi ish-kongresmenin amerikan, Earl Pomeroy

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari Veseli vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën në të gjitha proceset, ndërsa përkrahjen për Kuvendin e saj e konsideroi të një rëndësie të veçantë.

Ai ka pritur sot në takim Earl Pomeroy, ish-kongresmen amerikan, anëtar i Shtëpisë së Demokracisë (HDP), me bashkëpunëtorë.

Kreu i legjislativit tha se nëpërmjet kësaj mbështetjeje, Kuvendi ka arritur të ndërtojë dhe avancojë kapacitetet e tij në shumë aspekte, si në hulumtime parlamentare dhe reformim të procesit ligjvënës, ashtu edhe në forcimin e mekanizmave mbikëqyrës parlamentar dhe rritjen e transparencës.

“Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga institucionet e ShBA-së, duke besuar se transparenca, lehtësimi i qasjes së qytetarëve në punën e komisioneve parlamentare dhe Kuvendit në përgjithësi, si dhe efikasiteti i administratës kuvendore, janë themel i punës tonë të përgjegjshme kundrejt qytetarëve dhe zhvillimin e demokracisë në vend”, theksoi kryetari Veseli.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeparlamentari-veseli-priti-ish-kongresmenin-amerikan-earl-pomeroy/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala