Kryeparlamentari Veseli premton në Trepçë mbështetjen e Qeverisë

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot ndërmarrjen “Trepça”.
Veseli, siç transmeton televizioni publik, është pritur nga drejtori i kësaj ndërmarrje, Ahmet Tmava, me të cilin kanë biseduar për situatën në të cilin gjendet “Trepça”.

Gjatë kësaj vizite, Veseli ka deklaruar se “Trepça” aktualisht nuk është në gjendje të mirë financiare dhe se Qeveria e Kosovës do të angazhohet në mënyrë që t’i shfrytëzojë kapacitetet maksimale të saj, duke shfrytëzuar dhe përpunuar xehet brenda Kosovës./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeparlamentari-veseli-premton-ne-trepce-mbeshtetjen-e-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala