Kryeministrit i shkruajnë të fortit e diasporës (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Telashet me të cilat po përballen investitorët nga diaspora në Kosovë e kanë shtyrë presidentin e Unionit Global të Bizneseve të Diasporës Mbarëshqiptare, Nazar Mehmeti, ti shkruaj letër kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Në këtë letër të cilën e posedon edhe Gazeta Fjala afaristët e disporës kërkojnë nga i pari i ekzekutivit që t’i mbrojë dhe t’i garantojë investimet e tyre.

unioni

“I nderuari Kryeministër, duke vlerësuar se Kosova ka nevojë urgjente për investimet nga jashtë dhe për hapje urgjente të vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës, kërkojmë nga ju dhe ministritë përkatëse që investitorët e mërgatës të trajtohen në një formë të veçantë duke i hapur rruget per investime, duke respektuar ligjet dhe duke qenë më efikas në kryerjen e procedurave doganore, tatimore, kerkesave komunale dhe kërkesave tjera. Kërkojmë që shteti i Kosovës të i mbrojë dhe t’i garantojë investimet e diasporës”, thuhet në këtë letër.

Unioni Global i bizneseve të diasporës mbarëshqiptare është themeluar në maj të vitit të kaluar në Prishtinë, me iniciativën, e Naim Dedushaj, Drejtor për Investime në Ministrinë e Diasporës .

“Deri më tani, diaspora jonë me partnerët nderkombetar ka investuar dhe planifikon te investojë në Kosovë, në bazë të kontakteve me ta kemi informata se investitoret e diaspores po perballohen me veshtersi te shumta nga moszbatimi I ligjeve , injorimi dhe neglizhenca nga zyrtaret shtetrorë (doganjerë, inspektor te ndryshëm etj . Andaj Kerkojme urgjentisht ta përdorni autoritetin tuaj tek institucionet përkatëse në përkrahje të investitorëve nga diaspora”, thuhet më tej në letër.

Anëtare të Unionit janë bizneset më të fuqishme të diasporës nga 15 shtete, Evropë e Amerikë. Për herë të parë në histori, bizneset e diasporës janë organizuar në këtë formë dhe Unioni funksionon i pavarur.

Në këtë letër kryeministrit Mustaafa I kërkohet mobilizim për investimet e huaja, sidomos të diasporës.

“Unioni pa dyshim do të jetë një forcë e ardhshme ekonomike me mision zhvillimi ekonomik në trojet shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc dhe Mal të Zi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministrit-i-shkruajne-te-fortit-e-diaspores-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala