Kryeministri sot viziton Anamoravën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa ditën e enjte ka zgjedhur që të vizitojë rajonin e Anamoravës.
Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur edhe itinerari i kryeministrit Mustafa.

Ai fillimisht do të ndalojë në komunën e Novobërdës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Svetislav Ivanoviq.

Pastaj Mustafa rrugën e tij do ta vazhdojë në komunën që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Lufti Haziri.

Pas takimit me të parin e Gjilanit, Mustafa do të vizitojë edhe Fabrikën e Duhanit në Gjilan si dhe do të vizitojë kompaninë Ask Food në fshatin Livoq.

Mustafa në vazhdën e këtij rrugëtimi do ta vizitojë edhe kompaninë Fluidi/Rc Cola në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-sot-viziton-anamoraven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala