Kryeministri serb paralajmëron vizitë në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën, për të treguar përkrahjen e tij për serbët e Kosovës, por edhe për të folur me ta rreth arritjes së marrëveshjeve të fundit me Prishtinën.

Vuçiq tha se në vizitën e tij do të bëjë thirrje për pajtim mes shqiptarëve e serbëve në Kosovë, njofton N1.

Kryeministri serb u shpreh i kënaqur me marrëveshjet në Bruksel dhe tha se me funksionalizimin e Asociacionit të Komunave serbe, qytetarët serb që jetojnë në Kosovë, do të bëjnë jetë më mirë dhe do të jenë më të pavarur se kurrë ndonjëherë.

“Serbia, po ashtu e ka të drejtën të investojë në Asociacion”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se tash janë larguar të gjitha pengesat e shtetit serb për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-serb-paralajmeron-vizite-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala