Kryeministri optimist

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri Isa Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos jenë pesimistë por të bëjnë gara se kush po bën diçka të mirë për vendin.

Në urimin për 1 Majin, Mustafa vlerëson gjendja në Kosovës është më e mirë se sa prezantohet derisa ka përmendur disa raste kur bizneset kosovare konkurrojnë me ato rajonale e evropiane.

“Na nevojitet një sinergji pozitive për të promovuar vlerat dhe rezultatet dhe për ta mbytë pesimizmin. Të bëjmë garë se kush mund të bëjë diçka më mirë në këtë vend. Ju uroj 1 Majin, festën e punës!”, ka thënë Mustafa.
Lexojeni të plotë urimin e kryeministrit Mustafa

Gjendja është më e bardhë dhe më shpresëdhënëse, sesa ne e prezantojmë. Kjo dukej qartë dje në Gjilan dhe ne bizneset, të cilat i vizitova së bashku me disa ministra. Shumë biznese të Gjilanit nuk qëndrojnë asnjë hap prapa bizneseve në regjion dhe u konkurrojnë edhe atyre evropiane. Kanë ide dhe guxim për tu ballafaquar me konkurrencën brenda dhe jashtë, kanë investuar dhe po investojnë shumë.

Jam i bindur se jemi në rrugë të mirë për të zhvilluar bujqësinë, si atë primare ashtu edhe industrinë përpunuese ushqimore. Edhe tani kemi produkte ushqimore më cilësore sesa ato që i importojmë. Na pret një e ardhme më e mirë në industrinë e duhanit, të mishit, të pijeve joalkoolike, të pemëve dhe perimeve dhe të përpunimit të tyre. Gjilani është një shembull i mirë, por këtë shembull do ta ndjekin edhe Kamenica, Parteshi, Novo Bërda, Ranilluku, Vitia, kryetarët e të cilave komuna dje u zotuan se do të punojnë në projekte të përbashkëta të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor.

Na nevojitet një sinergji pozitive për të promovuar vlerat dhe rezultatet dhe për ta mbytë pesimizmin. Të bëjmë garë se kush mund të bëjë diçka më mirë në këtë vend.

Ju uroj 1 Majin, festën e punës! IM

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-optimist/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala