Kryeministri nuk raporton këtë të enjte në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës nuk do të jetë në rend dite raportimi i kryeministrit Mustafa lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel, pasi një pjesë e kabinetit qeveritar ndodhet në New York, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kështu njoftoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha raportimi i kryeministrit Mustafa nuk është në rend dite në seancën e së enjtes.

Po ashtu nuk do të jetë në rend dite as interpelanca ndaj ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi. AAK ka kërkuar që interpelanca ndaj Krasniqit të shtyhet për një tjetër seancë.

Ndryshe, seanca e radhës është caktuar më 1 dhe 2 tetor. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-nuk-raporton-kete-te-enjte-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala