Kryeministri Mustafa pritet nën masa të rrepta sigurie

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës është mobilizuar për të pritur Kryeministrin Isa Mustafa i cili sot rreth orës 15 pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Brukseli.

Sipas burimeve të Gazetës Fjala, përvec numrit të madh të policëve në uniformë, Policia e Kosovës ka angazhuar edhe një numër policësh civil.

Sipas këtij burimi, Policia e Kosovës ka marrë informacione se Kryeministri Mustafa mund të sulmohet nga aktvistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këto masa janë ndërmarrë për të evituar ndonjë incident të mundshëm.

Isa Mustafa mbrëmë ka qëndruar në Bruksel për të zhvilluar një darkë pune me homologun e tij serb Aleksandar Vucic.

Sot gjatë ditës, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur vezë në drejtim të Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi./Gazeta Fjala

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-mustafa-pritet-nen-masa-te-rrepta-sigurie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala