Kryeministri Mustafa përballë deputetëve për Gjykatën Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Pikë e rendit të ditës do të jetë interpelanca e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Interpelanca mbahet me propozimin e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, e cila ka kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate.

 

Ata thonë se kjo gjykatë po krijohet për të sjellë drejtësi selektive, pasi që nuk gjykon serbët që kanë bërë krime në Kosovë, por Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke tentuar të njollosë luftën e popullit të Kosovës.

 

Vetëvendosje po ashtu thotë se gjykata rrezikon sovranitetin e sistemit të drejtësisë vendore.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-mustafa-perballe-deputeteve-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala