Kryeministri Mustafa ngushëllon qeverinë turke pas sulmit terrorist në Ankara

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas sulmit terrorist në Ankara, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Në telegram, kryeministri Mustafa, shpreh pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, duke bashkëndjerë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë turke, në këto momente të vështira.
Kryeministri Mustafa, shpreh solidaritetin e Republikës së Kosovës me Republikën e Turqisë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga SHBA-të, në luftën kundër të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe akteve terroriste, nga kushdo që kryhen ato.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-mustafa-ngushellon-qeverine-turke-pas-sulmit-terrorist-ne-ankara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala