Kryeministri Mustafa kundërshton zgjedhjen e Agron Mutafës në krye të PTK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Posti i drejtorit të ri të Postës dhe Telekomit të Kosovës ka nxjerrë në pa apetitet e partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK për të kontrolluar këtë ndërmarrje.

I pakënaqur me vendimin e bordit të kësaj ndërmarrje që zgjodhi, Agron Mustafën për drejtor është shprehur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai ka vënë në pikëpyetje kredibilitetin e bordit që votoi unanimisht, duke kundërshtuar përzgjedhjen e Agron Mustafës si drejtor i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë do të kërkoj sqarime nga Bordi i PTK-së lidhur me kriteret e zbatuara për zgjedhje të tilla dhe për eliminim të kandidatëve tjerë.

Lexojeni të plotë postimin e Kryeministrit Mustafa:

Kam shumë reagime të arsyeshme lidhur me zgjedhjen e z. Agron Mustafa drejtor menaxhues të PTK-së. Reciklimet e njerëzve të njëjtë nga Aeroporti në PTK janë praktika të dëmshme për reformat që po i synojmë. Ky veprim bjen në pyetje kredibilitetin e Bordit të PTK-së dhe objektivave të tij.

Do të kërkoj sqarime nga Bordi i PTK-së lidhur me kriteret e zbatuara për zgjedhje të tilla dhe për eliminim të kandidatëve tjerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-mustafa-kundershton-zgjedhjen-e-agron-mutafes-ne-krye-te-ptk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala