Mustafa vizitë zyrtare në Gjermani

Autori:Avdyl Pajaziti

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë këtyre dy vizitave të rëndësishme për Kosovën, kryeministri Isa Mustafa i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami, Blerand Stavileci dhe Arban Abrashi, do të pritet nga kryeministrat e dy landeve, Winfried Kretschmann dhe Horst Seehofer.

“Kryeministri Mustafa do t’i njoftojë dy homologët për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me këto dy lande dhe me Republikën Federale të Gjermanisë, në tërësi”.

Mustafa dhe delegacioni qeveritar i Kosovës, po ashtu, do të zhvillojnë takime të përbashkëta me dhjetëra biznese të rëndësishme gjermane si dhe do të vizitojë gjigantët gjermanë Mercedes, BMW, MAN dhe kompani të tjera gjermane.

Gjatë këtyre vizitave, kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat përkatës, do t’i njoftojnë përfaqësuesit e bizneseve me avancimin e vazhdueshëm të ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë dhe resurset e mëdha, dhe do t’i ftojë që të investojnë në Republikën e Kosovës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-mustafa-ka-filluar-sot-nje-vizite-zyrtare-ne-landet-e-baden-wurttembergut-dhe-te-bavarise-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala