Kryeministri Mustafa gjuhet sërish me vezë

Kryeministri Isa Mustafa është gjuajtur me vezë në Podujevë gjersa ishte duke mbajtur fjalim në manifestimin që po mbahet atje për ditën e mjedrës, njofton Klan Kosova.
Njëjtë, sikur herën e parë vezët iu hodhën Mustafës kur filloi të flas.
Sigurimi ka ndërhyrë më pas duke e parandaluar sulmin.
Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar dy persona, njofton Klan Kosova.