Kryeministri ka nevojë për pare të madhe, jo për 2900 euro

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë konferencës së sotme për media ka folur edhe për skandalin me servisimin e veturës BMW, pronë e kryeministrisë, nga kompania e djemve të tij.

“Asnjë tender askujt nuk ia kam dhënë. Në qeveri i kemi 1000 vetura dhe disa janë në gjendje të rregullt, disa jo, e disa kemi marrë vendim për t’i shitur. 2900 euro është ofertë për punë që janë kryere, jo që dikush të përfitojë. Nëse këtë rast është bërë ndonjë shkelje, dhe nëse do të ketë konflikt interesi atëherë do të rregullohet. Nëse kam ndonjë interes, kam nevojë për ndonjë pare të madhe e jo për 2900 euro”, ka thënë Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-ka-nevoje-per-pare-te-madhe-jo-per-2900-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala