Kryeministri i Singaporit me rrogë vjetore 1.7 milion dollarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk janë Barack Obama e as Angela Merkel shefa të shteteve më të fuqishme në botë që kanë pagë të majme.

Në një listë të publikuar nga CNN Money dhe Bloomberg, është kryeministri i Singaporit, Le Hsien Loong, më i paguari, i cili për një vit ka fituar 1.7 milion dollarë.

Kjo shifër është katër herë më e madhe se të ardhurat që realizon presidenti i SHBA-ve.

Barack Obama realizon të ardhura vetëm 400 mijë dollarë në vit, e pak më poshtë është kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila fiton 234 mijë euro në vit.

Kryeministri i Australisë Tony Abbot, fiton 389 mijë dollarë, ndërsa pas tij në listë vjen kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper me 260 mijë dollarë.

Në listë është edhe kryetari i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma (223 mijë dollarë), kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron (214 mijë dollarë) etj.

Krejt në fund të listës ka mbetur kryeministri i Indisë, i cili ka fituar vetëm 30.300 euro për tërë vitin, ose rreth 60 herë më pak se kolegu i tij nga Singapori

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-i-singaporit-me-rroge-vjetore-1-7-milion-dollare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala