Kryeministri i Mustafa pritet në Slloveni me nderimet më të larta shtetërore

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, ku është pritur nga homologu slloven, Miro Cerar me nderimet më të larta shtetërore.

Përveç takimit me homologun Miro Cerar, kryeministri Isa Mustafa do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Milan Brglez dhe kryetarin e bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankovic.

Vizita e kryeministrit Isa Mustafa në Slloveni, dëshmon marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve dhe pritet të ketë rezultate konkrete në fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.

Në delegacion me kryeministrin Mustafa janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ndërkaq gjatë vizitës pritet të nënshkruhet një marrëveshje e bashkëpunimit policor, ndërmjet dy ministrive.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Lubjanë, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të takohet edhe me bashkatdhetarët në Slloveni.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-i-mustafa-pritet-ne-slloveni-me-nderimet-me-te-larta-shteterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala