Kryeministri i frikësohet ballafaqimit me deputetë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa ka refuzuar të ballafaqohet i vetëm me deputetët në debatin për katër marrëveshjet e fundit me Serbinë, i paraparë të zhvillohet në seancën plenare të së enjtes.

Vetë Mustafa i ka kërkuar Kuvendit që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, shkruan Koha Ditore.

Mustafa nuk do që të dalë në Kuvend pa prezencën edhe të partnerit kryesor qeverisës, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.

Thaçi ndodhet për vizitë zyrtare në Britani të Madhe. Një burim i gazetës ka thënë se shkaku i kësaj kreu i Qeverisë është detyruar t’i shkruajë të martën kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Kryeministri Mustafa e ka firmosur kërkesën dhe shtyrjen e debatit e ka arsyetuar me pamundësinë e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar për të marrë pjesë në seancë, shkaku që ndodhen në vizita zyrtare jashtë vendit”, ka thënë ky burim.

“Ky ka qenë arsyetim formal, por arsyeja kryesore është mungesa e zëvendëskryeministrit Thaçi. Kryeministri nuk do që ta marrë mbi vete gjithë barrën e raportimit, por që atë ta ndajë me liderin e subjektit kryesor në Qeveri”.

Në Qeveri dhe në Kuvend kanë refuzuar gjatë ditës të japin informacione përkitazi me këtë zhvillim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-i-frikesohet-ballafaqimit-me-deputete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala