Kryeministri flet sot për 100 ditëshin e tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në një seancë të rregullt të Kuvendit kryeministri Isa Mustafa del përballë deputetëve për të treguar për 100 ditët e Qeverisë së udhëhequr nga ai.

Përballja e Mustafës do të bëhet pasdite pasi që në orët e paradites do të mbahet vazhdimi i seancës së kaluar ku priten të votohen rekomandimet për debatin parlamentar për RTK-në, zgjedhja e Avokatit të Popullit si dhe votimi i një anëtari të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Në pjesën e dytë përveç debatit për 100 ditshin e Qeverisë do të shqyrtohen edhe disa projektligje tjera.

Debat parlamentar lidhur me punën 100 ditëshe të Kryeministrit Isa Mustafa dhe programin qeverisës, është bërë me kërkesë të deputetit Glauk Konjufca, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë tjerë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeministri-flet-sot-per-100-diteshin-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala