Kryeministër na shpëto para therjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Me mjete të punës traktor dhe kamion qindra prodhues dhe përpunues të qumështit, me mjetet e tyre kanë bllokuar njërën pjesë të rrugës ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.

Ata janë duke lëvizur në drejtim të qeverisë së Kosovës për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mosrealizimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë, transmeton ORAinfo.

Protestuesit në shenjë simbolike kanë marrë edhe disa bagëti në të cilat është shkruar ‘Kryeministër na shpëto para therjes”.

Ndryshe, rrugët që lidhin pikat doganore në gjithë Kosovën pritet të bllokohen sot nga traktorët, mjetet bujqësore dhe kafshët. Kjo është protesta e prodhuesve dhe përpunuesve vendor në shenjë pakënaqësie ndaj mosrealizimit të kërkesave të tyre. /ORAinfo/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryeminister-na-shpeto-para-therjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala