Kryebashkiaku socialist i Himarës merr shtetësinë greke

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari socialist i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka marrë nënshtetësinë greke.

Vendimin e ka publikuar gazeta greke Proto Thema.

“I dhamë nënshtetësinë dhe nxorëm vetë sytë tanë”, thuhet në shkrim.

Sipas gazetarit grek, Jorgo Goro ka deklaruar se në Himarë nuk ekziston asnjë element grek.

Gazeta vijon duke theksuar se aktiviteti anti-grek i Goros ka vazhduar edhe me prishjen e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.

Vetë Goro ka pranuar se e ka marrë nënshtetësinë greke.

“Nuk ka asnjë problem në këtë mes. Pasaportën greke e kam marrë para një viti,” tha ai për gazetën Panorama.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryebashkiaku-socialist-i-himares-merr-shtetesine-greke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala