Kryebashkiaku francez, refugjatëve sirian: Nuk jeni të mirëpritur (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Derisa Evropa po vazhdon të përballet me krizën më të keqe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore, një politikan francez ekstremist i të djathtës është filmuar duke ndërhyrë me një përcjellje të armatosur në një vend të banuar me refugjatë sirianë, duke u thënë atyre se “nuk janë të mirëpritur në këtë qytet”, shkruan “RT”.

I zemëruar se refugjatët gjoja kanë thyer apartamente dhe kanë krijuar probleme atje, Robert Menard, kryebashkiak i qytetit Beziers që gjendet në jug të Francës, është parë duke hyrë në një ndërtesë derisa ishte i rrethuar nga policia e armatosur deri në dhëmbë, transmeton lajmi.net.

I shoqëruar nga një përkthyes i cili u dërgonte mesazhe në gjuhën angleze, Menard i është drejtuar një burri sirian duke i thënë, “Nuk jeni të mirëpritur në këtë qytet. Ju keni zaptuar këtë apartament duke e thyer derën”.

Ai shtoi duke thënë, “Ju jeni duke vjedhur ujin. Për këtë ujë njerëzit paguajnë, por ju thjesht po e vidhni rrymën dhe ujin. Nuk lejohet që thjesht të vini dhe të futeni në një apartament pa lejen e askujt”.

Politikani francez, ka theksuar se refugjatët sirian do të ishin të mirëpritur po të silleshin në mënyrë të drejtë. (lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kryebashkiaku-francez-refugjateve-sirian-nuk-jeni-te-mirepritur-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala